Kandidatja e dytë për kryeprokurore: Kam hetuar trafik armësh e raketash

Aktualitet

Kandidatja e dytë për drejtimin e prokurorisë, Arta Marku ka dalë para komisionit të ligjeve në seancën dëgjimore.

Ajo ka sqaruar që në fillim se juridikun e ka mbaruar në Tiranë dhe jo në Shkodër.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ajo ka shpjeguar se gjatë punës në prokurorinë e Shkodrës, ka zbatuar metoda speciale hetimi me agjentë të infiltruar apo blerje të stimuluar për dosje pengmarrjesh, trafiku armësh e raketash, etj.

Zgjodha të kandidoj pasi e shikoj sistemin në kaos nga pavarësia që u ka dhënë ligji i ri dhe ndryshimi në Kodin e Procedurës Penale.

Deri tani emërimet, transferimet e ngritjet në detyrë nuk kanë pasur lidhje me meritat- ka thënë prokurorja Marku.

Ajo theksoi se prova të dosjeve sekrete dalin në publik dhe sekreti hetimor nuk ekziston./lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT