ARRSH: Dëbora në Qafën e Llogarasë 30 centimetra

Aktualitet

debore rrugeAutoriteti Rrugor Shqiptar deklaron se në Qafën e Llogarasë dëbora ka arritur në nivelin 30 centimetër ndërsa po punohet për pastrimin dhe kriposjen e rrugës. Në Qafën e Llogarasë qarkullimi aktualisht bëhet vetëm me zinxhirë. Rekomandohet lëvizja me zinxhirë në akset Qafë Buall-Krastë, Sllovë- Kalaja. Në akset Pukë- Malësi e Madhe po bëhet trajtimi me kripë. Ndërsa aksi Qafë Mali- Flet, ka bllokime të herëpashershme për shkak të dëborës.

Në Durrës nuk ka probleme me rrugët por ka trafik të rënduar. Dajt-Antenat ka ngrica dhe qarkullimi bëhet vetëm me zinxhirë. Sipas ARRSH, në këto dy akse po bëhet spërkatja me kripë. ARRSH gjithashtu rekomandon përdorimin e zinxhirëve edhe në aksin Elbasan-Gjinar.

ME TE LEXUARAT