Tiranë, pësplasjet Qeveri-Bashki shkojnë deri tek arrestimet

Aktualitet

bashkiaPerplasjet mes organeve ne varesi te qeverise dhe bashkise ne Tirane duket se kane mberritur deri tek arrestimet. Bashkia e kryeqytetit ka bere publik diten e sotme nje kallezim penal ndaj shefit te Komisariatit nr.4 dhe drejtorit te policise se Tiranes duke i akuzuar per pengim te inspektoreve te bashkise ne kryerjen e detyres.

Kallezimi i Bashkise se Tiranes:

Sot më date 27.01.2015 Grupi i Inspektoreve te Grupit të Gatshëm të INUV Bashkia Tirane LULZIM BARDHI, NIKOLIN MALAJ, ERENIK SECI, ne zbatim te detyrave te tyre funksionale dhe ne inspektim te terrenit, kane marre turnin sipas planifikimit, ne oren 20:00.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kemi qenë duke patrulluar në zonën pranë Komisariatit të Policise nr. 4, rreth 500-600 m në drejtim të Kinostudios, kur shoferi i automjetit të INU me të cilin po udhëtonim, konstatoi 2 automjete të policisë që kërkuan që të ndalonim.

Mbasi ndaluam, nga automjetet e policisë zbriten disa persona civilë dhe me uniformë. Mbasi i kërkuam arsyen e ndalimit, na komunikuan qe “ do t’ju shoqërojme ne Komisariat” pa na treguar arsyet e shoqërimit. Në ambientet e Komisariatit, pasi na lanë 3 orë në pritje, na kërkuan të lëshojmë një deklaratë për një subjekt pranë shkolës “Cajupi”.

Deklaruam që nuk kishim dijeni fare për një rast të tillë, edhe për arsye sepse sapo kishim filluar turnin e shërbimit.

I bëmë me dije se ndalimi ynë pa shkak edhe pasi dhamë deklarimin e mësipërm, po bëhej pengesë për kryerjen e detyrës sonë funksionale shtetërore.

Mbas 5 orë qeëndrimi ne ambjentet e Komisariatit nr. 4 dhe plotesimit te deklaratave, u lame te lire dhe vazhduam punen sipas Grafikut te percaktuar.

Paralelisht me kete rast duam te denoncojme edhe rastin e Inspektorit te Larte BERNARD KAPLLANI me detyre Inspektor I Larte prane Grupit te gatshem te INU, i cili eshte shoqeruar dhe ndaluar nga ana e ketij Komisariati.

Per rastin ne fjale Ju bejme me dije se:

Inspektori i Larte BERNARD KAPLLANI, ne ushtrim te detyres se tij shteterore, ka qene prezent prane rruges “Kongresi I Manastirit” , ku ishte konstatuar me pare nje ndertim i paligjshem “mur rrethues”.

INU, kishte kryer procedurat ligjore bazuar ne ligjin 9780 “per inspektimin e ndertimit” i vene ne levizje nga ankesa e shtetases MIRMISA CAUSHOLLI, prane Bashkise Tirane dhe nga kerkesa per kompetenca, ardhur nga INUK ne daten.

Mbas konstatimit ne terren te ketij ndertimi, u mbajt “Procesverbal Konstatimi” me nr. 9368 dt. 24.12.2014.

Pas respektimit te afateve ligjore per dorezimin e dokumentacionit ngas ana e subjektit kundravajtes per vertetimin e ligjshmerise se ndertimit, u procedua me :

1 – Vendim “PER DENIM ME GJOBE” , NR. 2361dt 29.12.2014 dhe

2 – Vendim “PER PRISHJEN E OBJEKTIT” NR. 5551 dt. 29.12.2014

Ne funksion te ketyre masave administrative te permendura me siper, INU, planifikoi dhe nderhyrjen per realizimin e Urdherit “PER PRISHJE TE OBJEKTIT” ne daten 23.01.2015.

Jane njoftuar sipas ligjit edhe Komisariati nr.4, me shkresen zyrtare te dates 22.01.2015 dhe me nr. prot. 1133/2.

Gjithashtu eshte njoftuar kundravajtesi ENVER DODA, me shkresen zyrtare te dates 22.01.2015, me nr. prot. 1133.

Ne shkrese e drejtuar Komisariatit nr. 4 dhe Drejtorise se Policise se Qarkut Tirane(siperpermendur), kerkohet “ Mbeshtetje e strukturave te ketij Komisariati per prishjen ne fjale, nga ora 10:00 e dates 23.01.2015 dhe ne vazhdim deri ne ekzekutimin e plote te ketij vendimi”.

Theksojme qe aksioni I prishjes se ketij objekti te paligjshem nuk ka gjetur mbeshtetjen e strukturave te policies, duke hasur problem me kundravajtesin ENVER DODA. Gjithsesi, INU e qarte ne ushtrimin e pergjesive dhe detyrave ligjore ka ekzekutuar gati plotesisht vendimin per “PRISHJEN E OBJEKTIT”.

Inspektori BERNARD KAPLLANI, ne funksion te detyres se tij ka qene duke inspektuar terrenin ka verifikuar nje pjese te murit te paekzekutuar dhe nje pjese tjeter te rindertuar nga kundravajtesi.

Nga ky moment I ketij konstatimi, kane ardhur efektive te Komisariatit nr. 4. te cilet ne vend qe te shoqeronin kundravajtesin per “NDERTIM TE PALIGJSHM”, shoqeruan Inspektorin BERNARD KAPLLANI, dhe moen vendim per ARRESTIMIN E PERSONIT” B. Kapllani per vepren penale “SHPERDORIM TE DETYRES”!!

Nuk shohim ne asnje moment qe Inspektori I Larte I INU, te kete shkelur ligjin penal, por ka qene ne cdo moment ne ushtrimin e detyrave te tij funksionale.

Perkundrazi, nga ana e efektiveve te Komisariatit nr. 4 dhe shefit te ketij Komisariati shtetsasit ARMIR BAHOLLI, jane kryer veprime arbitrare duke cenuar ne menyre te jashte ligjshme lirine e personave(inspektore te INU) dhe duke penguar te kryenin detyren e tyre funksionale.

Cdo veprim i kryer nga efektivet e Komisariatit nr. 4 dhe drejtuesit te ketij Komisariati dhe cdo pasoje e ardhur nga keto veprime, na bejne te ditur per veprat penale te kryer nga keta shtetas, te permendura ne bazen ligjore te kallzimit. Absolutisht, Inspektoret jane penguar ne ushtrimin e detyres se tyre te ligjshme shteterore, u eshte mohuar pa arsye te ligjshme liria.

Nuk eshte ndaluar personi kundravajtes ENVER DODA, dhe kjo tregon cdo veprim i efektiveve te policies, ka patur nje motiv dhe nje qellim te miremenduar, dhe qe ka sjelle kryerjen e ketyre veprimeve dhe mosveprime, duke demtuar, interesa te ligjme, duke perguar aktivitetin dhe kryerjen e detyres nga punonjes shteterore dhe duke muhusr ne menyre te pajustifikuar lirine e tyre.

Theksojme se nga ana e INU, eshte vazhduar procedimi administrative nga perseritesit kundravajtes ENVER DODA.

ME TE LEXUARAT