Qarkullonte me Audi Q7 e me armë pa leje, arrestohet 29-vjecari

Aktualitet

audi-vlore-arrestimNjë 29-vjeçar u arrestua për armëmbajtje pa leje në Vlorë mbrëmjen e së martës. Skerdilajd Xhindi, nga fshati Kaninë i Vlorës, iu sekuestrua një pistoletë, e cila ishte e gatshme për të kryer qitjen.

“Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 20:15, në lagjen “Pavarësia”, Shërbimet e Policisë gjatë një kontrolli fizik që i kanë bërë këtij shtetasi pranë vendit të quajtur “Pallati i Aleksandrisë”, i kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë luftarake “TT”, model 54, dhe një krehër me 7 fishekë. Shërbimet e Policisë, në momentin e kapjes në flagrancë, konstatuan se ky shtetas e kishte armën të mbushur (në folenë e fishekut), gati për të kryer qitjen, të cilën e posedonte pa leje në mjediset publike. Strukturat e Policisë kanë bllokuar gjithashtu automjetin tip “Audi-Q7” me targë AA422MC (në pronësi të Skerdilajd Xhindit), me të cilin ky shtetas po lëvizte nëpër qytetin e Vlorës”, thuhet në njoftimin e policisë.

ME TE LEXUARAT