Arben Isaraj: Ja cili është militanti në krye të sistemit të drejtësisë

Politikë

dreNga Arben Isaraj

Dje, Presidenti tha : “Nuk mund ta realizojnë dot në mënyrë të vërtetë reformën në drejtësi, militantët ekstremistë të politikës”. Është dhe ky një tjetër hap presidencial, nga “madhështorja” kushtetuese tek “qesharakja” politike. Shkruhet zyrtarisht se karriera politike e zotit President, ka kaluar nëpër këto etapa: 

• në vitin 1991 anëtarësohet në Partinë Demokratike; 

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

• në vitin 2001 zgjidhet Sekretar i Degës së Partisë Demokratike për Tiranën; 

• në vitin 2003 zgjidhet anëtar i Këshillit Bashkiak të Bashkisë Tiranë nga lista e Partisë Demokratike; 

• në vitin 2005, zgjidhet anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe më pas anëtar i Kryesisë Qëndrore të kësaj partie:

• në korrik të vitit 2005, zgjidhet deputet në zonën elektorale 34, në Tiranë, si përfaqësues i Partisë Demokratike;

• nga marsi 2007 – shtator 2009, mbajti portofolin e Ministrit të Brendshëm (PD); 

• nga shtatori 2009 – prill 2011, kreu detyrën e Ministrit të Drejtësisë (PD);

• për t’u rikthyer përsëri në prill të vitit 2011 si Ministër i Brendshëm (PD), detyrë të cilën e mbajti deri në qershor të vitit 2012; 

• në 11qershor të vitit 2012, Kuvendi i Shqipërisë, me propozim të PD- së e zgjodhi me 73 vota (në 140 deputetë) në detyrën e Kreut të Shtetit.

Cili prej ekspertëve të reformës në drejtësi, të ofruar dhe mbikqyrur nga Kuvendi i Shqipërisë dhe partnerët ndërkombëtarë, gëzon një përqind të këtij militantizmi politik ? Asnjëri prej tyre. Opinioni publik është një termometër, me të cilin një President vazhdimisht duhet konsultuar.

Opinioni publik vendas dhe ndërkombëtar, njëzëri dhe pamëdyshje, kërkon drejtëpërdrejtë vetëm: “Reformë e thellw në drejtësi” ! “Pastroni drejtësinë” ! “Ata që abuzojnë dhe shkelin ligjin duhet të përballen me drejtësinë” ! “Të ketë vijë ndarëse midis prokuroreve dhe gjyqtarëve të ndershëm me ata të korruptuar” !

Tre vjet në krye të një sistemi drejtësie që lëngon nga korrupsioni dhe pandëshkueshmëria dhe nuk është rregjistruar asnjë një akt presidencial apo nismë, qoftë edhe personale në përmirësimin e situatës alarmante. Më mirë të udhëheqësh një orë me drejtësi, se të bësh adhurim dhe vetmohim si militant politik, për tre vjet.

Kjo është shumë e çuditshme. Krenohesh dhe ankohesh për atë që duhet të turpërohesh. Sot në Shqipërinë demokratike sipas Kushtetutës, askush nuk mund të diskriminohet padrejtësisht për bindjet politike, akademike a filozofike, gjendjen arsimore e sociale si dhe përkatësinë prindërore.

Sigurisht jetojmë në Shqipëri. Por është koha, që pushtetarët të kenë besnikëri ndaj Shtetit gjithmonë dhe besnikëri ndaj Partisë vetëm kur ajo e meriton.

ME TE LEXUARAT