Arben Imami bën akuzën e fortë për Bashën: I ka shitur zgjedhjet

Politikë

Deputeti i PD-së, Arben Imami i ka bërë një akuzë të fortë kryedemokratit Lulzim Basha. Ai tha sot në emisionit “Të paekspozuarit” në News24 se Basha i ka shitur zgjedhjet dhe ndaj duhet të largohet.

“Bojkot i demokratëve ka ulur votat e PD-së dhe ka rritur përqindjet numrin e deputetëve në parlament. Për shkak të programit, tezë marksiste, për shkak të heqjes së simbolikave të PD… Ditën që ka mbyllur mitingun, nuk ka thënë rroftë PD-ja.

Ky nuk thotë dot Partia Demokratike. Bëri një listë krejtësisht vetjake, dërrmoi partinë në të gjitha etapat. Bëri një fushatë e cila nuk ishte fushatë. Pse e bëri, një mundësi është paaftësia e tij. Të gjitha këto veprime sigurisht ka edhe paaftësi. Ka edhe diçka përveç paaftësisë. Është e qartë se ai ka shitur zgjedhjet. Në momentin që ka shitur zgjedhjet duhet të largohet. I ka shitur zgjedhjet”, deklaroi Imami.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në të njëjtën linjë ka qenë edhe analisti Andi Bejtja, i cili paraljmëroi se nëse nuk ka garë dhe shkelet statuti, PD-në e pret asgjësimi.

“Shkelja e statutit shumë e qartë. Nëse nuk respektohet statusi dhe nuk ka garë për mua PD është në prag asgjësimi. Është shkelje nënkuptohet. Mënyra si po bëhet brenda dy ditëve…”, tha Bejtja.

ME TE LEXUARAT