Aksioni antikanabis në Krujë, asgjësohen 4220 bimë narkotike

Aktualitet

parcela-kanabisPolicia njoftoi sot se 4.220 bimë narkotike janë asgjësuar në zonën e Krujës pas një aksioni të zhvilluar në këtë zonë.

Burimet zyrtare kanë thënë se efektivat e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike,

si dhe evidentimin dhe shkatërrimin e parcelave të kultivuara me bimë narkotike, gjatë mesdites se sotme ,kanë zhvilluar një tjetër operacion për këtë qëllim dhe konkretisht:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas policisë, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se në territorin e fshatrave Bura e Mukje të Komunës Nikël, janë kultivuar bimë narkotike , kanë zhvilluar kontroll të imtësishëm ku si rezultat i këtij kontrolli u gjetën dhe u azgjesuan 4.220 bimë narkotike.

Nga këto 3.130 ishin të mbjella në një zonë të pyllëzuar, ndërsa pjesa tjetër 1090 bimë ishte në kubik

Nga ana e Punonjësve të Policisë Krujë, po vazhdon kontrolli i zonës si dhe po punohet për evidentimin dhe kapjen e autorëve.

ME TE LEXUARAT