Angli – Zvicër do të transmetohet 25 sekonda bardhë e zi

Sport

Ndeshja miqësore mes Anglisë dhe Zvicrës do të transmetohet në 25 sekonda në bardhë e zi, për të parën herë pas gjysmë shekulli.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sky Sport ka marrë këtë vendim në nder të 25-vjetorit të "Kick It Out", organizatë e cila ka luftuar racizmin dhe diskriminimin që nga viti 1993.

Kjo pamje do të vijë vetëm në 25 sekonda, teksa lojtarët e të dyja skuadrave do të dalin nga tuneli i stadiumit King Power, të Leicester, më 11 shtator.

Lojtarët gjithashtu do të veshin gjatë nxehjes fanella të stampuara në nder të kësaj organizate.

Kjo miqësore e Anglisë ndaj Zvicrës vjen pas disfatës që "Tre Luanët" patën me rezultatin 2-1 ndaj Spanjës në shtëpi, në kuadër të Ligës së Kombeve.

ME TE LEXUARAT