Dorëhiqet zyrtari i lartë i CIA-s amerikane

Bota

cia-shbaCIA ka njoftuar sot se inspektori i përgjithshëm i saj, i cili e ka hetuar një mosmarrëveshje në mes të agjencisë dhe Kongresit në lidhje me ndalimin, trajtimin dhe marrjen në pyetje të të ndaluarve nga ana e CIA-s, nga data 31 janar nuk do të jetë në këtë pozitë, ngase ka dhënë dorëheqje.

Agjencia përmes një deklarate ka njoftuar se David Buckley, i cili për më shumë se katër vite ka shërbyer si mbikqyrës i brendshëm i agjencisë, ka dhënë dorëheqje me qëllim që ta shikoj një mundësi tjetër në sektorin privat.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Zyrtarët kanë thënë se dorëheqja e tij nuk ka lidhje me politikën apo me ndonjë rast që ai e ka hetuar

Zyra e Buckley në korrikun e vitit të kaluar, e ka publikuar një raport rreth një mosmarrëveshje në mes të agjencisë dhe komisionit për intelegjencë në Senatin amerikan.

Raporti ishte dërguar për hetim në Departamentin e Drejtësisë por zyrtarët nga ky departament, nuk kishin pranuar të hapnin hetim të plotë për këtë çështje.

ME TE LEXUARAT