Ngërçi Qeveri-President, nesër seancë dëgjimore me kandidatët për ambasador

Politikë

komisionijashtemNjë betejë tjetër e nisur mes institucionit të Presidencës dhe qeverisë është ajo e kandidaturave për ambassador. Presidenti kërkon me çdo kusht konsultat paraprake me Ministrin e Jashtëm para se të propozojë emrat që më pas kërkojnë dekretimin e tyre.

Por kjo procedurë nuk ekziston as në Kushtetutë e as në ligjin e Shërbimit të Jashtëm.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Megjithatë deputetët e komisionit të jashtëm kuvendor pritet që të dëgjojnë seancën e ditës së hënë tre kandidaturat e propozuara mes tyre edhe Visar Zhitin i cili është propozuar për ambasador në Vatikan por që Presidenti Nishani ka paralajmëruar se nuk do ta dekretojë atë.

Dy kandidatët e tjerë për ambasador janë Fatos Reka për në Maqedoni dhe për shtetin e Izraelit është propozuar të emërohet Bardhyl Ganaj.

Nëse Presidenti nuk dekreton emrat e propozuar nga Ministri i Jashtëm dhe të mbështetura nga Kuvendi atëherë ky do të jetë ngërçi i radhës mes Presidentit dhe Kuvendit.

ME TE LEXUARAT