Pogradec, INUK nis shembjen e hotelit, arrestohet pronari e Altin Goxhaj

Aktualitet

inuk-pogradecInspektoriati Ndërtimor Urbanistik ka nisur shembjen e hotel “Kukësit’ ne Pogradec. Objekti ku u ngujuan një ditë më parë 20 persona do te hidhet ne toke.

Policia ka nxjerrë jashtë pronarët dhe familjarët që ishin mbyllur brenda objektit për të kundërshtuar shembjen. Aksioni nisi rreth orës 16:30 të pasdites.

Policia ka arrestuar, avokatin e familjes Brahja, Altin Goxhaj, për fyerje të punonjësve të INUK. Madje mësohet se ai është dhunuar nga efektivët e policisë.

Rreth orës 14:00 të drekës diten e sotme, pati një përplasje mes policisë dhe banorëve, pasi këta të fundit nuk pranonin të hapnin dyert e hotelit ku ishin ngujuar. Policia ndërhyri me forcë, duke shqyer porten kryesore. Ndërkohë që para 30 minutash kur nisi dhe aksionin për të shembur godinën ka pasur edhe një tjetër konflikt mes avokatit Altin Goxhaj që mbron interesat e familjes Brahja dhe inspektorëv e të INUK.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Avokati u ka kërkuar një vendim për prishjen e objektit të klientit të tij, gjë e cila nuk është paraqitur nga INUK. Pati një debat mes tyre dhe inspektorët e INUK pretenduan se Goxhaj i ka ofenduar. Policia ka bërë arrestimin e tij.

ME TE LEXUARAT