Mallkimi që i ndjek turistët çek në alpet shqiptare....

Aktualitet

artan-hoxha1Nga Artan Hoxha

Nje sy i shpejte ne arkiven time me nxori para sysh keto ngjarje, por kujtesa me thote se jane dhe te pakten dy ngjarje te tjera qe nuk i kam me detaje.

15 shtator 2001 Theth

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Zhduken pa lene gjurme tre studentet cek Mihal Pavelka 23 vjec, Jan Pavelka 22 vjec, te dy vellezer dhe Lenka Tuckova 23 vjec. Dyshohet se jane vrare dhe trupat e tyre jane zhdukur per te mos u gjetur kurre. Njeriu i fundit qe kontaktoi me ta, mesuesja Mira Carku, u vra nga kusheriri i saj, Mican Carku. Tre ceket kishin qendruar ne fillim ne shtepine e Mican Carkut, por ngaqe nuk komunikonin dot me te ne gjuhe te huaj shkuan te banesa e vajzes se Xhaxhait te tij, Mira Carku. Pas vrasjes se Mires, policia arrestoi Micanin, ai pranoi vrasjen e saj po jo te tre cekve. Ne mungese te kufomave te viktimave ai nuk e ka pranuar krimin, dhe nuk eshte denuar per vrasjen e trefishte. Policia ka vendosur 100 mije dollare shperblim per ate qe ndihmon ne zbulimin e krimit osé kufomave. Ndersa qeveria Ceke ka vendosur 500 mije euro shperblim.

29 korrik 2011 Mali Korabit.

Kater barinj shqiptare ne moshe te re grabisin, dhunojne dhe tentojne te perdhunojne nje grup turistesh cek. Viktime e sulmit jane kater turistet cek, Jakub Rudy, Radka Domcikova, Jan Kraut dhe Tereza Domcikova. Kater te rinjte u kapen dhe u denuan me nga 3.2 vite burg dhe 1.8 vite burg.

7 korrik 2013 Mali Jezerces

Pavel Prazak, mbetet i plagosur pasi rreshket ne nje shteg mali dhe gjendet nga helikopteri i repartit ushtarak te Farkes 24 ore me pas. Turisti cek udhetonte me nje grup bashkeatdhetaresh kur u plagos. Ai u transportua ne Spitalin Ushtarak per te marre ndihmen mjeksore me helikopter.

1 qershor 2014 Syri i Kalter, Nderlyse-Theth

Humb jeten pasi bie ne gremine turisti Cek, David Polach, 44 vjec. Viktima bashke me dy persona te tjere po shkonte ne nje shteg mali per ne ujvaren e Syrit te Kalter prane Nderlyses kur ra nga nje lartesi e madhe.

8 maj 2015 Prekal

Nje cift turistesh cek qe po lundronin me kanoe ne lumin Kir u rrembyen nga rrjedha e lumit, duke humbur jeten shtetasi cek Adam Baron, 26 vjec nga Ostrava. Gruaja e tij 25-vjecare mbijetoi. Trupi i viktimes u gjet ne ujerat e lumit Kir nje dite me pas nga trupat RENEA.

3 korrik 2015 Ura Shtrenjtit, Prekal

Dy turiste cek qellohen me bresheri automatiku ndersa udhetonin me fuoristraden e tyre pergjate lugines se lumit Kir nga persona te panjohur. Viktimat jane Mihal Zvatos 27 vjec dhe Ana Kosinova 36 vjec.

ME TE LEXUARAT