Aleati i Ramës zbulon ditën kur arrihet marrëveshja PS-PD: Duhet të presim deri…

Politikë

Kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo deklaroi gjatë emisionit “Arena” që deri të shtunën në darkë të arrihet një marrëveshje politike.

“Nuk kam qenë në koalicion sepse nuk kam qenë në qeveri. Do të shkojmë në zgjedhje si forcë politike për të mbijetuar politikisht.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Na i imponua kjo situatë nga sjellja politike e dy partive të mëdha. Duke qenë se nuk ka shans për marrëveshje, le të shpresojmë se do të ketë”,- tha Milo.

Sipas tij, takimet finale dhe ato që mund të nxjerrin “tymin e bardhë” bëhen pa u njoftuar.

“Për mua, momenti i fundit do të jetë e shtuna në darkë. Ndoshta deri të shtunën mund të kemi ndonjë kompromis.

Fakti që sot është punuar me intensitet të lartë nga diplomatët. Unë flas për ndikimin e shteteve që përfaqësojnë jo ndikimin personal të zt.Lu dhe zonjës Vlahutin”,- theksoi ai.

Pjesë biseda:

Milo: Nuk kam qenë në koalicion sepse nuk kam qenë në qeveri. Do të shkojmë në zgjedhje si forcë politike për të mbijetuar politikisht. Na i imponua kjo situatë nga sjellja politike e dy partive të mëdha. Duke qenë se nuk ka shans për marrëveshje, le të shpresojmë se do të ketë.

Ndonjëherë, takimet finale dhe ato që mund të nxjerrin “tymin e bardhë” bëhen pa u njoftuar. Për mua, momenti i fundit do të jetë e shtuna në darkë. Ndoshta deri të shtunën mund të kemi ndonjë kompromis. Fakti që sot është punuar me intensitet të lartë nga diplomatët. Unë flas për ndikimin e shteteve që përfaqësojnë jo ndikimin personal të zt.Lu dhe zonjës Vlahutin.

Hila: zt.Rama është konsultuar me ju për qëndrimet?

Milo: Zt.Rama ka rrezik të më ketë harruar edhe emrin, jo të më marrë në konsideratë.

ME TE LEXUARAT