Pogradec, uji i liqenit kthehet në akull

Aktualitet

akull-pogradecAkulli pushton juglindjen e Shqiperise e cila eshte nen regjimin e temperaturave te acarta.

Stalaktitet në foto janë imazhet më të fundit që vijnë nga bregu i liqenit të Pogradecit. Duket se temperaturat e ftohta kanë bërë të tyren.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dallgët e liqenit që përplasen në breg janë kthyer në akull. Kjo është bora e parë që ka rënë për këtë vit në Pogradec, por që ka krijuar probleme të shumta në akset rrugore.

Qafë Thana rezulton ende problematike, ndërsa rekomandohet që automjetet e tonazhit të rëndë të mos udhëtojnë në këtë aks.

ME TE LEXUARAT