Tiranë, makina përplas kalimtarin te vijat e bardha, ndalohet shoferi

Aktualitet

aksident-shkoderNjë kalimtar është plagosur mbrëmjen e sotme te ‘Selvia’ pasi u përplas nga një makinë, teksa po kalonte te vijat e bardha.

I plagosuri është 50-vjeçari me inicialet Sh.K., ndërsa drejtuesi i makinës që shkaktoi aksidentin është Fatos Loçka nga Tirana.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas policisë, Fatos Loçka duke drejtuar mjetin me targa TR 5473 P ka përplasur 50-vjeçarin, ndërsa ka ndaluar duke e dërguar në spital.

I plagosuri i është nënshtruar ndërhyrjes dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga policia dhe po merret në pyetje.

Policia e kryeqytetit ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit ku mbeti i plagosur 50-vjeçari.

ME TE LEXUARAT