Aksidenti në Sarandë, Policia: Shoferët e ambulancës dhe ”BMWX5” janë jashtë rrezikut për jetën, rëndë vetëm infermierja

Aktualitet
Aksidenti në Sarandë, Policia: Shoferët e ambulancës dhe

SARANDA

Policia ka informuar lidhur me aksidentin e rëndë që ndodhi në orët e para të mëngjesit në Sarandë.

Në njoftimin zyrtar, thuhet se shoferët e autoambulancës dhe të ”BMWX5” me targa angleze janë jashtë rrezikut për jetën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë në gjendje të rëndë vijon të mbetet vetëm 58-vjeçarja infermiere e cila ndodhej në ambulancë, dhe pas përplasjes u dërgua me helikopter në Spitalin Ushtarak të Tiranës.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Sarandë/Informacion paraprak

Rreth ores 04:21, në kryqëzimin e quajtur “Kolagji”, lagja nr.2, Sarandë, një autoambulancë e spitalit të Sarandës me drejtues shtetasin A.K., 54vjeç, banues në Sarandë është perplasur me mjetin tip BMË, me drejtues shtetasin K.K., 24 vjeç, banues në Sarandë.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasja A.R., rreth 58 vjeçe, në gjëndje të rëndë shëndetsore

Ndërsa dy drejtuesit e mjeteve janë lënduar lehtë jashtë rrezikut pë jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

ME TE LEXUARAT