Aksidenti i deputetit Rakipi, reagon PDIU: PD në mjerim, bën politikë me ngjarje tragjike

Politikë

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku një 53-vjeçar mbeti i vdekur pasi u përplas me makinë nga deputeti Aqif Rakipi.

Përmes një deklarate për mediat, PDIU teksa i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit, i përgjigjet edhe akuzave të Partisë Demokratike, e cila kërkon që të zbardhet ngjarja, duke shtuar se Rakipi është mik i Ramës dhe se ka qenë me shpejtësi kur ka përplasur 53-vjeçarin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas PDIU, Partia Demokratike kërkon të bëjë politikë e opozitë me një aksident tragjik.

REAGIMI I PDIU

PD, në mjerim, kërkon të bëjë politikë e opozitë me një aksident tragjik e nuk sheh që është ende në qeveri; është për të ardhur keq që përpiqet mjerisht të abuzojë me raste aksidentesh e fatkeqësish. PDIU i kërkon Prokurorisë dhe Policisë të mos ndikohet politikisht në zbardhjen e kësaj ngjarjeje tragjike.

I shprehim ngushëllime familjes së të ndjerit për këtë fatkeqësi tragjike.

ME TE LEXUARAT