Fund tragjik për 43-vjeçarin lushnjar, e përplas për vdekje makina e policisë

Aktualitet

polnatNjë aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Lushnjë-Bera, me pasojë vdekjen e një 43-vjeçari. Mësohet se vitkimë ka mbetur shtetasi I. L, banues në fshatin Shegas, Lushnjë, teksa është përplasur nga makina e policisë.

Mjeti i policisë së Komisariatit të Sarandës, me targa Policia 2244 është përplasur me motorin që drejtohej nga 43-vjeçari, banues në fshatin Shegas, Lushnje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për shkak të plagëve të marra, ky i fundit ndërroi jetë në Spitalin e Lushnjes.

Prokuroria po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

ME TE LEXUARAT