Aksidenti në Librazhd, Policia jep detaje, 6 të plagosur, mes tyre edhe fëmijë
Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e ndodhur ditën e sotme në aksin Librazhd-Elbasan, më konkretisht në fshatin Mirakë. Sipas policisë, mjeti ‘Autobus’, drejtuar nga shtetasi S.P., 61-vjeç banues ne Librazhd është përplasur me mjetin tip “Volksëagen Passat” që drejtohej nga shtetasja.
Si pasoje janë dërguar në Spitalin e Librazhdit pasagjeret e mjetit “Autobus” shtetasit:
F.F., 52-vjeçe banues në fshatin Xhyre, V.A., 31-vjeçe, E.A., 11-vjeçe dhe J.M., 6-vjeç banues ne Hotolisht, personat e plagosur ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Drejtuesja e mjetit veture shtetasja A.K., 20-vjeçe banuese në Elbasan dhe pasagjeri shtetasi B.P., 21-vjeç banues ne Elbasan janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.