Rihapet për qarkullim aksi rrugor Tiranë-Elbasan

Aktualitet

tirane-elbasan15Rihapet për qarkullim rruga Tiranë-Elbasan. Aksi rrugor është rihapur pasditen e së shtunës për qarkullim aksi rrugor Tiranë-Elbasan, në fshatin Ibë, i bllokuar për shkak të punimeve që po kryhen në këtë segment.

Autoritetet lokale kanë njoftuar se firma që kishte marrë përsipër menaxhimin e segmentit rrugor ka mbaruar përpara afatit punimet për pastrimin e tij nga masivet e dheut.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Që në orët e para të mëngjesit të sotëm makineri të rënda të firmës që ka marrë përsipër ndërtimin e autostradës Tiranë-Elbasan nisën punën për lëvizjen e masës shkëmbore dhe masivit të dheut që ndohej në anë të rrugës.

Procesi i heqjes së dheut është kryer në kushte të larta sigurie, për shkak të rrezikshmërisë që paraqiste, si për udhëtarët që përdorin këtë rrugë, edhe për banorët e zonës.

ME TE LEXUARAT