Arrestohet kreu i bandes qe grabiti 6 milione euro ne Tirane-Rinas

Aktualitet

Policia njoftoi se ka arrestuar ditën e sotme Jetmir (Admir) Çerpjen, i cili është pjesë e grupit të grabitjeve të bankave në Rinas.

Jetmir Çerpja u kap sot në Dibër nga Policia pas nje aksioni disa ditor ne kerkim te tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai është i pesti anëtar i bandës që kapet, ndërsa ka mbetur pa u arrestuar Admir Murataj, që është kreu i bandës.

Deri tani jane vene ne pranga 5 anetare te ketij grupi ndersa te pakten tre te tjere jane ne kerkim.

Cerpja është anëtari i pestë që arrestohet, ndërsa 4 të tjerët, Fatjon Xhyliu, Neim Avdylaj, Ernest Kupa dhe Ditjon Memlika u arrestuan pak ditë më parë në Tiranë.

Në bazë të dyshimeve se ata vepronin si një grup i strukturuar kriminal, cështja e tyre i ka kaluar prokurorisë së krimeve të rënda.

Grabitësit kane vepruar me role të ndara dhe si nje grup i strukuruar, si në grabitjen e Qafë Kasharit, ashtu edhe në atë të shkurtit 2017, ku u rrëmbyën 3.2 milionë dollarë.

Si drejtues kryesor i grupit, dyshohet të jetë Admir Murataj, i cili vazhdon të mbetet në kërkim. Murataj është arartisur nga burgu i Trikala-s në Greqi, më 2013-ën.

ME TE LEXUARAT