Adelina Tahiri përgënjeshtron të dashurin: Jemi ndarë

Showbiz

adelina-tahiriU përfol shumë ndarja e këngëtares Anjeza Branka nga i dashuri i saj Rolando Sufo. Edhe më shumë për faktin se ky i fundit, pas ndarjes nga Anjeza u lidh me kolegen e saj, këngëtaren e njohur Adelina Tahiri, një ngjarje kjo që nuk ndodh përditë mes njerëzve të artit. Një zhurmë shumëe madhe u krijua, sepse vetëm pak kohë pas lidhjes, çifti reklamoi disa imazhe nga një ceremony për të cilën përflitej se ishte e fejesës, por që gjithsesi nuk kishte ardhur momenti që të deklarohej në publik. Nuk shkoi dy muaj që nga lidhja, Adelina dhe Rolando me sa duket janë ndarë. Në një prononcim për median Tahiri tha “e vërtetë që jam ndarë, ka dy muaj, ndoshta nuk kam qenë asnjëherë e fejuar dhe këtë duhet ta cek se bënë bujë unazat që kanë qenë thjesht dhuratë dhe aq, edhe pse ai nëpër gazeta tregon se jemi akoma bashkë. Nuk është e vërtetë, ka një muaj e gjysmë që nuk jemi më në lidhje”.

ME TE LEXUARAT