I ndalon zemra në det, vdes 41-vjecari tek Gjiri i Lalzit

Aktualitet

lalzitNje pushues 41-vjecar eshte mbytur diten e sotme ne Gjirin e Lalzit, nje zone e frekuentuar gjeresisht nga banore te Tiranes, Durresit, Elbasanit e Krujes ne fundjave.

Ngjarja ka ndodhur pas mesdites kur shtetasi me iniciale M.A, 41 vjec nga Tirana, ka hyre ne uje dhe nuk ka arritur te dale me.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kane qene pushues te tjere qe i kane shkuar ne ndihme viktimes, por nuk kane arritur ta shpetojne pasi ai nuk ka pasur shenja jete.

Policia shkoi ne vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet ndersa dyshohet se viktima ka pasur nje atak ne zemer si pasoje e vapes dhe hyrjes ne ujin e detit.

Mbytja e 41-vjecarit shenon viktimen e pare te ketij sezoni turistik ne zonen e Gjirit te Lalzit.

ME TE LEXUARAT