"Nuk deshem te ulim flamurin per 28-29 nentor", Rama: Pse nuk shpallem tri dite zie

Politikë

Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar aresyen per Shqiperia nuk shpalli tri dite zie kombetare per viktimat e termetit te 26 nentorit.

Ai tha se ky vendim do te sillte uljen e flamurit ne gjysmeshtize per festat e nentorit.

Deklarata e Rames ne mbledhjen e qeverise:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sot qeveria do të miratojë vendimin për ditën e zisë kombëtare. Këtu dua të shpjegoj se kjo ditë duke qenë se pararend dy ditëve të festave kombëtare e ka bërë të pamundur që të ishte më shumë sesa një ditë zie, sepse do të kishim dashur të ishte 3 ditë zie.

Na ka pamundësuar që të imagjinojmë flamurin shqiptar në gjysmë shtizë në 28 dhe 29 nëntorit ashtu sikundër është një normë e afirmuar se asnjëherë në ditët kombëtare të vendeve nuk mund të ketë zi. Sepse janë ditë që kanë brenda një kujtim të jetëve të dhëna për atdheun.

Dy ditët më të rëndësishme të kalendarit, 28-29 nuk mund të jenë ditë me përmbajtje festive. Por me gjithë solemnitetin e nevojshëm dhe domosdoshmërinë për të mos e shkëputur vëmendjen nga situata akute. Mendoj të shihen si dy ditë solidariteti kombëtar, ku respekti për të shkuarën që ato mishërojnë të njehsohet me kontributin e gjithkujt që mund të ndihmojë.

ME TE LEXUARAT