Basha: Me 25 qershor, rradha e shqiptarëve ti bëjnë kosh Ramës

Politikë

Nga Cërriku, kreu i Partisë Demomkratike Lulzim Basha duke komentuar ndeshjen e basketbollit të kryeministrit Rama, ftoi shqiptarët që me 25 qershor ti bëjnë kosh politikës dhe të marrin në dorë fatin e vendit. Basha tha se Kryeministri në këto katër vjet i ka bërë kosh pas koshi qytetarëve të tij, ku më i madhi ai në shëndetësi.

Kryedemokrati i kujtoi edhe njëherë rivalit të tij politik ftesën për debat publik për të ballafaquar programet elektorale.

"E patë sot Edi Ramën duke luajtur basketboll. Ka një javë e gjysëm që e thërras të vijë në debat dhe të japë llogari.Ku i ka 300 mijë vendet e punës, shëndetësinë falas, taksat e ulëta, uljen e çmimit të energjisë, pensionin e 13, mbështetjen financiare për fermerët? Asnjë përgjigje. Karikatura, barcaleta, çitjane, tuta, basketboll, futboll, por asnjë përgjigje. Përgjigjen nuk ma ka borxh vetëm mua, por qytetarëve. Nuk mund ti ikësh kësaj përgjigje me basketboll dhe futboll Edi Rama. Ja ku është Cërriku, a ka pasur një vend pune të hapur në këto katër vite? Këto janë koshat që i ke bërë popullit tënd. Basketbolli që ti luan luhet në kurriz të njerëzve të thjeshtë të këtij vendi", tha Basha.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai vijoi me tej se : Ti bëre kosh sepse 300 mijë vende pune që premtove i ktheve në 200 mijë shqiptarë që shkuan në azil. Koshi që i bëre popullit është se i more 1.5 miliardë euro taksa shtesë dhe në vend të shëndetësisë falas ua dhe me një dorë 5 oligarkëve.Është në të drejtën e tij të luajë basketboll, por basketbolli që ka luajtur në këto katër vite ka shënuar kosh pas koshi kundër popullit të tij. Kjo shfaqe duhet të ndalojë dhe kjo do të ndalojë me 25 qershor. Me 25 qershor është rradha e shqiptarëve ti bëjnë kosh Edi Ramës dhe të marrin Shqipërinë në dorë. Me votën tuaj do ndryshojmë republikën, Kushtetutën. Republika e re është republika ku asnjë politikan nuk ju bën dot më kosh popullit. Me ndryshimet kushtetuese jo vetëm që populli zgjedh deputetët dhe Kryeministrin, por populli do shkarkojë me votë para mandatit pushtetarët që ju mashtrojnë dhe nuk mbajnë premtimet.

ME TE LEXUARAT