FOTO: Bujar Nishani në grushtin e shtetit 14 shtator 1998!

Aktualitet

nishaniiiDje ishte 17 vjetori i një prej ngjarjeve më të rënda të historisë shqiptare të pas 90-s.

Në 14 shtator 1998 varrimi i deputetit Azem Hajdari vrarë 2 ditë përpara u kthye në një grusht shteti ku u sulmua kryeministria dhe u mor godina e TVSH.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

17 vjet pas ngjarjeve të rënda të asaj date, një nga drejtuesit e njerëzve të armatosur që morën institucionet, Izet Haxhia dëshmon në DITA se gjithcka ka qenë e paramenduar dhe organizuar dhe se urdhërat merreshin nga selia e PD dhe kreu i saj Berisha.

Politikanët me pak përjashtime nuk folën në këtë përvjetor të dhunës politike mbi qytetarin dhe institucionet.

Shumë prej atyre që kanë qenë aktivë atë ditë janë sot jo vetëm aktivë por edhe në pozicione kyce të shtetit.

Kjo foto tregon momentin e braktisjes së arkivolit të Azem Hajdarit. Shikoni burrin në qendër. Ai është vetë presidenti i sotëm i Republikës Bujar Nishani.

Haxhia tregon për momentin e braktisjes së kufomës:

“…Gjatë kësaj kohe që ne morëm në kontroll televizionin, në pjesët e tjera të Tiranës vazhdonin festimet dhe plaçkitjet. Në të njëjtën kohë nga “kryengritësit” në përforcim të një autoblinde që kisha në fillim, më erdhën edhe dy tanke të Gardës, duke pritur Berishën që të vinte në Televizion e të mbante fjalimin historik të përmbysjes së pushtetit të majtë dhe kthimin në fron të tij.

Na erdhën dhe kazanët me pilaf e me çorbë që ishin përgatitur për drekën e Hajdarit.

Në këtë kohë pyeta se çfarë u bë me arkivolin e “heroit”, sepse në momentin e shpërthimit të armëve ngeli i braktisur para Kryeministrisë.

Sipas të dhënave që mora, po varrosej me ceremoni “madhështore” me pjesëmarrjen e disa vetave dhe punonjësve të komunales. Hëngrëm pilafin dhe çorbën. Berisha nuk po dukej gjëkundi…”

ME TE LEXUARAT