Botërori 2018, zbulohet prapaskena e Maqedonisë ndaj kombëtares kuqezi

Sport

kombetarja15Edhe pse na ndan afro një vit nga fillimi i kualifikueseve të Botërorit 2018, kundërshtarët e Shqipërisë kanë nisur të mendojnë jo vetëm për luftën sportive në fushë, por mbi të gjitha për prapaskenat që mund ti ndihmojnë për të thyer kuqezinjtë.

Maqedonia, rivali i parë i Kombëtares më 5 Shtator 2016, po shqyrton alternativat si mund të ndikojë në fatet e ndeshjes. Një ide është spostimi i sfidës nga Shkupi, për faktin se mbështetja për ekipin e Gianni de Biasit do të ishte mjaft e madhe, pasi në kryeqytet jetojnë mijëra njerëz me origjinë shqiptare.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për të bërë të pamundur që numri i mbështetësve kuqezi të jetë më i lart se ai i maqedonasve, federata kërkon që ndeshja e parë kualifikuese në Grupin G drejt Rusi 2018, të mos luhet në impiantin ‘Filipi i Dytë’.

Kjo pavarësisht faktit që stadiumi me kapacitet 33 460 vende, i cili do të presë edhe finalen e Superkupës së Europës në Gusht të vitit 2017, është i vetmi stadium në Maqedoni që plotëson kriteret e licencimit nga UEFA. Sipas burimeve jo zyrtare, një variat i marrë në konsideratë nga Federata Maqedonase është që sfida të luhet në Strumicë, i cili është edhe qyteti më i largët lindor, prej kufirit me Shqipërinë.

Por, siç e konfirmojnë imazhet, stadiumi “Mladost” me kapacitet më të ulët se 6 400 vende vështirë se plotëson kriteret minimale për ndeshje në kategoritë elitare dhe as që mund të cilësohet alternativë për ndeshjet ndërkombëtare. Edhe nëse nuk realizohen, manovrat e maqedonasve mund të merren si një paralajmërim.

Prej hedhjes së shortit, ndeshja është cilësuar e rrezikshme. Mjafton të kujtosh miqësoren e fundit në Prilep në Nëntor të vitit 2011 , kur grupimi Majmunët fyen himnin shqiptar dhe lëshuan thirrje racistë dhe që nxisnin urrejtje ndër-etnike. Skena të tilla përsëriten vazhdimisht në sportin maqedonas, madje edhe në startin e këtij sezoni futbollistik, pikërisht në Shkup nga huliganët e Vardarit.ssport

ME TE LEXUARAT