Vlorë/ Vidhte kabllot elektrike, arrestohet

Aktualitet

Policia e Vlorës ka zbuluar autorët e 13 vjedhjeve të ndodhura në rrjetin e ndriçimit rrugor në qytetin e Vlorës por jo vetëm.

Nisur nga shqetësimet e banorëve në lidhje me vjedhjet e ndodhura në sistemin e ndriçimit të qytetit, shërbimet e policisë Vlorë pas një pune të mirëorganizuar, bënë identifikimin e personave, kapjen dhe arrestimin e njërit prej autorëve të dyshuar konkretisht shtetasin L.V., 41 vjeç, proceduan në gjendje të lirë 36 vjeçarin Z.V. për shkak të problemeve shëndetësore, si dhe shpallën në kërkim shtetasin M.M., 43 vjeç, i dyshuar si bashkëautor.


Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se këta shtetas dyshohet të jenë autorë të 13 vjedhjeve të ndodhura në qytetin e Vlorës, kryesisht në sistemin elektrik dhe hidraulik të qytetit të Vlorës (kabull elektrik, materiale ndërtimore, llampa etj). Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të tyre

ME TE LEXUARAT