Vidhen 7 milionë lekë në një banesë në Fier

Aktualitet

Një banesë është grabitur pasditen e së enjtes në fshatin Ferras, në Fier ku autorët mësohet se kanë grabitur një shumë prej 7 milionë lekësh, një televizor dhe një kompjuter.

Mësohet se banesë ku ka ndodhur grabitja është në pronësi të shtetasit Namik Hyka dhe ngjarja ka ndodhur rreth 08:00 te mengjesit të ditës së djeshme, ku është shqyer banesa.


Grabitësit kanë shqyer derën e shtëpisë, duke u futur brenda, ndërkohë që në të nuk kishte njeri. Bëhet e ditur se banesa e vjedhur ndodhet në katin e tretë të një pallati. Ndërkohë, policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve duke marre shenjat e lëna në banesë nga grabitësit.

ME TE LEXUARAT