‘Videoja është e imja, por jo për vajzën’/ Zbardhet dëshmia e policit

0

Berhan Bajrakurti është marrë në pyetje në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Shkodrës ku edhe ka dhënë deklarimet e tij në lidhje me videon e publikuar gjatë ditës së djeshme në mediat online.

Në dëshminë e tij ai shprehet se videoja është e tija, por që nuk ia ka nisur askujt dhe se nuk ka ngacmuar seksualisht ndonjë të mitur.

Kliko per me shume info

53-vjeçari që u arrestua vetëm një orë pas publikimit të një videoje në mediat online, mësohet se ka mbajtur qëndrim mohues ndaj akuzave të ngritura nga nëna e vajzës 15-vjeçare.

Zyrtarë të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat nga Tirana kanë marrë në pyetje për më shumë se 1 orë efektivin, ku ndër të tjera ka theksuar se nuk është e vërtetë që ka ngacmuar seksualisht vajzën minorene.

Por, pavarësisht këtij pretendimi të 53-vjeçarit, vetë Policia e Shtetit, por dhe Prokuroria Shkodër, kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Gjithashtu, kanë nisur verifikimet sa u takon pretendimeve të nënës së të miturës, e cila ka deklaruar se në Komisariatin e Koplikut dhe Drejtorinë e Policisë Shkodër nuk është pritur për të bërë denoncim për policin e arrestuar tashmë.

Një rast i ngjashëm, por dhe më i rëndë, u zbulua vetëm pak ditë më parë në Drenas të Kosovës, ku një efektiv Policie kishte abuzuar seksualisht me një 16-vjeçare. Madje, pas kishte kryer marrëdhënie seksuale, e kishte detyruar që të kryente abort.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.