Tradhtar? Ky është i vetmi deputet që mungoi në mbledhjen e dorëzimit të mandatëve

Aktualitet

I vetmi deputet që nuk mori pjesë në mbledhjen e LSI-së ku u mor vendimi për djegien e mandateve, e konfirmuar edhe nga kryetarja Monika Kryemadhi, ishte Lefter Koka.

Koka për këtë nuk ka reaguar por anëtari i Kryesisë së PD, Jamarbër Malltezi shkruan se sipas tij, ka të bëjë më aferën e inceneratorëve, për të cilën ka firmosur edhe Lefter Koka.

“Shembulli tipik i qeverisjes: Blerja ose shantazhi. Këtij hallexhiut i deklarova 14 muaj më parë

“Pendohu, bëhu dëshmitar i drejtësisë” lidhur me aferën kriminale të inceneratorëve ku Rama-Ahmetaj po përlajnë 178 milionë euro POR Teri ka firmos për ketë aferë dhe tani do hedhë vallen sipas Ramës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

14 muaj që qeveria i fshihet debatit për inceneratorët! Çfarë halli i madh i ka zanë?”, shkruan Malltezi

ME TE LEXUARAT