Shkatërrohet banda e fuqishme shqiptare e mallit

Aktualitet

Një bandë trafikantësh droge e përbërë nga shqiptarë dhe belgë është shkatërruar në orët e para të ditës së sotme.

Arrestimet janë bërë në Belgjikë dhe Zvicër.


Hetimi kishte nisur në Belgjikë nga Policia Gjyqësore Federale e Leuvenit, me mbështetjen e ‘EUROPOL’-it.

Në fund janë vënë në pranga dhjetëra persona.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Autoritetet belge nisën hetimet në vjeshtën e vitit 2017, pasi policia kishte marrë informacione se një organizatë belgo-shqiptare do të trafikonte, import-eksport, sasi të mëdha lëndësh narkotike.

Bastisjet policore që u kryen mes datave 4 dhe 6 shkurt rezultuan në arrestimin e 22 të dyshuarve dhe burgosjen e 6 të tjerëve nga autoritetet në Leuven.

Policia ndërhyri në 24 banesa në Belgjikë, ndërsa në të njëjtën kohë u zhvilluan kontrolle edhe në Zvicër, raportoi këtë të premte ‘EUROPOL’.

Policia zbuloi 6 plantacione, me 4.500 rrënjë kanabisi gjithsej, ndërsa ajo që bie në sy gjatë operacionit ishte gjetja e një plantacioni kanabisi me 1.000 rrënjë brenda një ish-klubi striptizmi.

Ky plantacion ruhej nga dy të dyshuar me origjinë shqiptare. Ndërkohë, edhe në plantacionet e tjera ishin po shqiptarët që bënin roje, teksa qëndronin në mënyrë të paligjshme në vend.

Sa i përket operacionit, një sasi e madhe kanabisi, armësh zjarri, jelekësh antiplumb dhe 10 mijë euro ‘cash’ u sekuestruan nga forcat policore.

ME TE LEXUARAT