Deputeti i PD publikon filmime të tjera të policit të Shkodrës, krejtësisht i zhveshur

Aktualitet

Deputeti demokrart Ervin Salianji ka reaguar gjatë ditës së sotme pas ngjarjes së Shkodrës ku një polic u arrestua për ngacmin seksual ndaj një minorenje.

“Efektivi B.B ishte larguar nga policia e shtetit për tentativa përdhunimi.
Atë e riktheu vetëm angazhimi i tij për Rilindjen si komisioner dhe aktivist gjatë zgjedhjeve dhe e bëri polic të Republikës duke i dhënë mundesi të abuzonte me tej, tashmë me të miturën 15 vjeçare”, shkruan deputeti i opozitës.


“Disa prova dhe video më kane ardhur në inbox nga punoniës policie dhe janë neveritëse po aq sa mosreagimi i shtetit në raste të tilla”, thotë Salianji.

Ja postimi i tij i plotë:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Efektivi B.B ishte larguar nga policia e shtetit për tentativa përdhunimi.
Atë e riktheu vetëm angazhimi i tij për Rilindjen si komisioner dhe aktivist gjatë zgjedhjeve dhe e bëri polic të Republikës duke i dhënë mundesi të abuzonte me tej, tashmë me të miturën 15 vjeçare, e të vazhdonte të kërcenonte dhjetra gra të tjera!

Shumë prej tyre e kanë denoncuar në komisaritat, por policia i ka shperfillur dhe nuk ka marre asnjë herë denoncimet e tyre. Pavarësisht se mostra i regjistronte madje edhe me video për ti shantazhuar apo për nevoja denigruese të tij. Sot ekzistojnë prova dhe video qe viktimat i denonconin në polici, këto video i disponon policia e shtetit!

Disa prova dhe video më kane ardhur në inbox nga punoniës policie dhe janë neveritëse po aq sa mosreagimi i shtetit në raste të tilla.

Kam vendosur të mos i publikoj videot sepse vetem i shtojnë shëmti videos që tashmë është publike. Por policia dhe organet ligjzbatuese që i kanë, duhet ti dënojnë me ashpërsinë më të madhe ligjore përgjegjësit e mosveprimit po aq sa vetë dhunuesin!

ME TE LEXUARAT