Rezart Veleshja publikon mesazhet që i dërgoi partnerja pasi e akuzoi

0

Të dielën aktori i “Portokalli”- së Rezart Veleshnja publikoi disa video-mesazhe që dëshmonin tradhtinë e partneres së tij.

Mesazhet përmbanin fyerje dhe ofendime për të dashurën, e cila sipas aktorit kishte pasur 4 lidhje paralele.

Kliko per me shume info

Por dje Rezarti reagoi sërish në Instagram , ku ishin fshirë të gjitha fyerjet ndaj partneres dhe tha se profili i tij ishte hakuar.

Rezarti u shpreh se ai nuk ka ditur asgjë, pasi ishte në një udhëtim për 13 orë në Washington.

“Nuk e di kush ma ka bërë këtë punë, më kanë bërë disa foto, më kanë bërë këtë lojën, por do ta gjejmë dhe kësaj radhe do të shkojmë në prokurori. Nuk bëhet më kështu, nuk e kuptoj interesin e këtyre njerëzve. Tani po i shoh mirë disa gjëra dhe turp i madh është. Me ça merren njerëz për të marrë disa like apo për të tërhequr vëmendje, nuk arrij ta kuptoj”, është shprehur ai.

Ndërkohë sot, aktori ka publikuar një tjetër foto që dëshmon marrëdhënien e tij me partneren. Në një screenshot të telefonit të tij shohim në cover foton e partneres dhe disa mesazhe dërguar nga “dashuria”.

Me sa duket, marrëdhënia e aktorit me partneren qenka ok dhe nuk ka asgjë për t’ u alarmuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.