Rama reagon për vizitën e nesërme në Vlorë

Aktualitet

Kreu i qeverisë ka nisur t'i drejtohet sot edhe personalisht, qytetarëve, që t'i bashkohen takimit që do të mbajë nesër në Vlorë, një kundërpërgjigje e tij ndaj protestës kombëtare të drejtuar nga opozita në Tiranë; mirëpo, duket se boja që i derdhën dje në fytyrë nuk i është hequr nga mendja…

"Mos na bëni reklamë, aman të keqen, se i thonë Vlorë dhe s'kemi ku ulim njerëzit" shkruan Rama në Twitter, vetëm pak minuta pasi ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi ankthin që po u shkaktonte punonjësve të administratës për t’i dërguar me zor në Vlorë. Dhe më pas, i kthehet sërish asaj historisë së "bojës":


"Na qenkan shqetësuar andej nga Mavroboja për takimin e Vlorës nesër, - komenton Rama, denoncimin e Berishës. - Presion i madh për t'i sjellë njerëzit në miting thonë. S'është miting, o mavri me bojë, po dialogu qytetar “Bashkia që duam”, prandaj mos na bëni reklamë aman të keqen, se i thonë Vlorë dhe s'kemi ku ulim njerëzit”

ME TE LEXUARAT