Policia vendos snajpera në tarracën e qendrës tregtare afër Parlamentit

Aktualitet

Sikundër ishte lajmëruar një ditë më parë, Policia e Shtetit ka marrë masat, duke vendosur snajpera mbi godinën e qendrës tregtare që ndodhet pranë Kuvendit.

Po kështu, edhe përfaqësuesit e mediave janë të pajisur me maska kundra gaz në rast se do të ketë dhunë, dhe policisë do i duhet të shpërndajë gaz lotsjellës.

Parlamenti është “rrethuar” me tela me gjëmba, ndërsa brenda oborrit të Parlamentit qëndrojnë forcat RENEA dhe FNSH.

Forcat e policisë kanë krijuar një kordon të madh, për të mos lejuar protestuesit të futen aty, ndërsa është blinduar edhe një shteg i vogël që lidh Partinë Demokratike me Kuvendin, nga ku mendohet se mund të tentojnë të futen protestuesit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në protestën e sotme ka një vëmendje shumë të madhe jo vetëm të mediave vendase, por edhe atyre të huaja.

ME TE LEXUARAT