Policia e Elbasanit ndalon të gjithë autobusët me protestues: Keni shkaktuar dhunë

Aktualitet

Pas 5 orësh protestë, Opozita ka tërhequr protestuesit duke i shpërndarë ata.

Por pas shpërndarjes së protestuesve nëpër qytetet nga kishin ardhur, një tjetër problem është hasur nga qytetarët në kthim.

Burime nga Elbasani bëjnë me dije se policia ka ndaluar të gjithë autobusët me protestues, duke i kërcënuar se keni përdorur dhunë. Kjo ka shkaktuar radhë të gjata makinash. Policia po ushtron kontrolle në autobuse, ndërsa nuk dihet ende nëse ka apo jo të ndaluar.

Kjo situatë është krijuar në rrethrrotullimin e Bradasheshit.

ME TE LEXUARAT