Polici i ngacmoi vazjen 15-vjeçare, nëna: S’më pranuan denoncimin

0

Skandali me punonjësin e policisë i cili është arrestuar në Malësinë e madhe pas publikimit të videos po merr përmas edhe më të gjera. Pas arstimit të tij detaje të tjera po publikohen.

Punonjës i policisë në Malësinë e Madhe u vu në pranga nga kolegët e tij, pasi dyshohet së ka ngacmuar seksualisht më një të mitur.

Kliko per me shume info


Bëhet fjalë për shefin e policisë në Gruemirëm Berhan Bajrakurti. Arrestimi i tij u bë pas denoncimit të prindërve, të 15-vjeçares. Këta të fundit kanë parë videot në telefonin e vajzës së tyre dhe kanë kërkuar ndërhyrjen e policisë.

Reporteri i A2CNN nga Shkodra thotë se: “Materiali është regjistruar në banesë personale. Video është gjetur nga nëna e vajzës dhe më pas është dorëzuar nga ajo në media, e më tej edhe në polici. Nuk i kanë pranuar denoncimin, të paktën sipas saj, e cila shprehet se në polici i kanë thënë që të mos merret me atë person pasi është malësor e me “Rilindjen”. Disa orë pasi video është bërë publike, është bërë shoqërimi i policisë”.

Ngjara në Malësinë madhe vjen pas asaj të Kavajës ku një 13-vjeçare u abuzua nga disa bashkëmoshatarë të saj. Shoqëria civile protestoi sot në Shkodër, kundër abuzimeve seksuale dhe dhunës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.