Po dorëzohej një shumë e madhe parash, grabitet banka në Prishtinë

0

Një grabitje e armatosur ka ndodhur në një filial të një banke private në Prishtinë. Lajmi është konfirmuar nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës.

Sipas njoftimit, grabitja ka ndodhur rreth orës 20:00 në rrugën “Bill Klinton”, teksa punëtorët e kompanisë kanë qenë duke depozituar paratë.

Kliko per me shume info

Mësohet se grabitësit kanë pasur informacion për dorëzimin e një shume parash dhe kanë gjuajtur pikërisht këtë moment ku nën kërcënimin e armëve të zjarrit kanë arritur të grabitin paratë dhe të largohen menjëherë.

Policia kanë njoftuar se kanë filluar hetimet për rastin, ndërsa nuk bëhen të ditura informacione të tjera.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.