Pedagogu shqiptar kapet me studenten në motel

0

Një pedagog i Ekonomisë në universitetin e Pejës është pezulluar nga detyra pasi është vërtetuar se ka shkuar me një studente në motel. Vendimin për pezullimin e I.K. e ka marrë Komisioni i Etikës në Universitetin e Pejës.

Në tetor të vitit 2018, pedagogu pranoi se kishte shkuar me studenten e tij në motel “vetëm për të pirë kafe”, por ai deklaroi se ishte “pre e një organizimi kriminal brenda universitetit”.

Kliko per me shume info

Këshilli i Etikës i këtij universiteti ia ka dhënë këtë masë ndëshkuese profesorit I.K. pasi vitin e kaluar kishte shkuar në motel me një studente, ku pastaj ishte legjitimuar nga policia e Kosovës.

Masën e pezullimit ndaj tij e ka konfirmuar rektori Fadil Millaku.

“Profesori në fjalë është në parapërjashtim. Kjo masë ndëshkuese i është shqiptuar rreth dy muaj më parë. Këshilli i Etikës e ka marrë vendimin dhe ai është në parapërjashtim”, ka thënë Millaku të dielën.

Ndërkohë, Universiteti i Pejës nuk e ka publikuar vendimin në uebfaqen e universitetit. Ky rast po vazhdon të trajtohet nga Prokuroria Themelore e Pejës; prokurori i çështjes ka lëshuar autorizim për ta investuar studenten , profesorin si dhe dëshmitarët e mundshëm.

“Absolutisht që jam i pafajshëm, as s’kam marrë kurrë një ftesë as prej hetuesisë, as prej prokurorisë. Me iniciativë timen kam kërkuar sqarim në Prokurorinë e Pejes. Dekani i atij fakulteti, kjo është publike se i kam shkruar me dhjetëra emaile për shkelje, abuzime, avancime jo të rregullta akademike.

“Unë ta kisha ditur që ishte studente e “Haxhi Zekës” se kisha takuar jashtë”, ka thënë ai.

Por, pse shkoi me studenten në motel?

Profesori kishte thënë se nuk e kishte ditur se ajo ishte studente në Pejë dhe as e UP-së. kërkesa e saj kishte qenë për ta ndihmuar për t’i vazhduar studimet jashtë shtetit dhe se studentja i kishte shkruar në Viber, ndërsa vendin e takimit, motelin, thotë se e zgjodhën instinktivisht.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.