Operacioni i përbashkët për mallin me policinë italiane. Ja emrat e të arrestuar

Aktualitet

Në operacionin e përbashkët Shqipëri-Itali janë arrestuar 27 persona, nga të cilët 6 janë arrestuar në Shqipëri.

Në shteti fqinj 5 nga të arrestuarit janë shtetas italianë, ndërsa të tjerët me kombësi shqiptare.

Në Shqipëri janë arrestuar:

1-Denis Pashaj 33 vjeç 
2-Kristjan Llanaj alias Nuredinaj 36 vjeç 
3-Luka alias Kriols Beqiraj 32 vjeç 
4-Arbnor Xhimaj alias Hoxhaj 34 vjeç 
5-Bilal Kabello 34 vjeç 
6-Kujtim Elmazi 58 vjeç

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në Itali janë arrestuar:

1-Dorian Alikaj 34 vjeç 
2-Altin Avduramani 46 vjeç 
3-Ajet Çepaj 50 vjeç 
4-Klaudio Fani 34 vjeç 
5-Artur Malo 35 vjeç 
6-Raul Zenunaj 40 vjeç 
7-Giancarlo Desimone 
8-Gianfranco Conestabile 
9-Salvadore Santoro 
10-Francesco Tarantini 
11-Giuseppe Vanatagiato

Ky është operacioni i parë i një skuadre të përbashkët hetimore mes autoriteteve shqiptare dhe italiane. Operacioni eshte rezultat i një hetimi dy vjeçar nga prokuroria e Leçes në Itali. Nga autoritetet shqiptare u regjistrua procedimi penal i regjistruar 274/ 2016 për veprën penale "Trafik i narkotikëve" Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale" dhe Grupim i strukturuar kriminal". Mes dy prokurorive ka pasur koordinim të punës në kohë reale, analizim të rezultateve të përgjimeve telefonike, vëzhgim ambjental paralele nga të dy autoritetet

Operacioni i përbashkët dhe me Guardia di Financa ka prangosur 6 persona në Vlorë.

Arrestimi i këtyre personave u bë me letërporosi të posaçme nga Italia. "Të arrestuarit dyshohet se janë transportuesit e drogës drejt brigjeve italiane.

Ne Itali policia njofton për 27 persona të arrestuar mes të cilëve 21 shqiptarë e 6 italianë janë vënë në pranga nga Antidroga italiane me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës, trafik ndërkombëtar armësh e materiale luftarake.

Operacioni i Policisë së Leçes nën komandën e Drejtorisë së Përgjitshme të Romës çoi në shkatërrimin e 4 grupeve kriminale italo-shqiptare me bazë operative në provincën e Leçes por me aktivitet të shtrirë në dia rajone italiane Calabria, Toscana, Emilia Romagna, Sicilia, Liguria, Lombardia.

Hetimet e këtij operacioni kanë zgjatur mbi 2 vjet.

Në operacion morën pjesë mbi 100 efektivë policie.

ME TE LEXUARAT