Nxirret trupi i pajetë nga avioni i futbollistit Sala

0

Një trup i pajetë është rikuperuar në rrënojat e avionit që u përplas mbi ujërat e kanalit të La Manshit, me futbollistin Emiliano Sala dhe pilotin David Ibbotson në bord, plot tri ditë pasi u gjet avioni.

Dega e Hetimit të Aksidenteve Ajrore (AAIB) nuk ka dalë në një konkluzion nëse trupi është i sulmuesit argjentinas, apo i pilotit, pas zhdukjes së të dyve që prej 21 janarit.

Kliko per me shume info

Përmes përdorimit të pajisjeve të telekomanduara në “kushte sfiduese” të një moti të keq, AAIB dhe specialistët e kontraktuar prej saj kanë rikuperuar me sukses trupin e parë, pas një ekzaminimi tejet të thelluar pamor të vendit të aksidentit.

“Operacioni është zhvilluar në mënyrën më dinjitoze të mundshme dhe familjarët janë mbajtur nën informim mbi çdo progres të bërë, – thuhet në deklaratën e AAIB-së. – Për fat të keq, përpjekjet për të rikuperuar mbetjet e avionit rezultuan të pasuksesshme, pasi moti i keq na detyroi të rikthenim pajisjet e telekomanduara në anijen tonë”, shkruan TCH.

Për shkak të motit të rënduar dhe parashikimeve që një gjë e tillë mund të zgjasë, institucioni që po merret me këtë çështje thotë se është marrë vendimi i vështirë për ta deklaruar të mbyllur të gjithë këtë operacion.

Trupi i rikuperuar ndërkohë është dërguar në Portland, për t’i kaluar më pas ekspertëve mjekoligjorë nga Dorset (Dorchester) për t’u ekzaminuar.

Avioni “Piper” me futbollistin Sala në bord ishte nisur nga Nantes në Francë me destinacion Cardiffin në Uells, por u zhduk nga radarët mbi kanalin e La Manshit, vetëm pak momente pasi 28-vjeçari kishte nënshkruar kontratën me ekipin e ri të Premier League, Cardiff City.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.