Noka: Në zyrën e drejtorit të Policise Tiranë, festë dhe alkool

Aktualitet


Deputeti i PD, Flamur Noka, sapo ka dalë nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, u shpreh se ajo çfarë kishin gjetur në zyrën e Drejtorit të Policisë së kryeqytetit ishte tronditëse.

Teksa nuk prisnin deputetët e PD, të cilët po interesoheshin për të arrestuarit në protestë, Noka tha se u ngjitën me forcë në zyrën e kreut të policisë dhe i gjetën të gjithë drejtuesit duke pire Whiskey, Vodka dhe Red bull.

Deputeti demokrat pohoi se janë 7 qytetarë të arrestuar. Kupola e policisë, sipas tij, nuk po i përgjigjej kërkesës së deputetëve të PD për tu interesuar për të ndaluarit.

Televizionet dhanë pamje të përplasjes fizike mes përfaqësuesve të opozitës, dhe policisë së shërbimit në sportel, që nuk donte të linte deputetët demokratë të futeshin në godinë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Flamur Noka u shpreh se kanë siguruar video të festës së kupolës së policisë dhe të kushteve të këqia ku mbahen sipas tij të arrestuarit që edhe janë dhunuar. Video do të behet shpejt publike.

ME TE LEXUARAT