Ngjarja e Kavajës/ Shpërthen Albana Vokshi: Rama të shkarkojë menjëherë Spiropalin

0

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama, që të shkarkojë menjëherë ministren e tij, Elisa Spiropali, e cila sot ‘përdhunoi’ sërish vajzën e mitur në KAvëja, duke i bërë publik prindërit e saj.

Me anë të një reagimi në Facebook, Vokshi shkruan se pasi shteti e braktisi vajzën e mitur, nuk e mbrojti nga përdhunuesit, tentoi ta fshehë si ngjarje, sot e godet sërish atë duke i shkelur privatësinë dhe anonimatin.

Kliko per me shume info


Ja postimi i Vokshit:

EDI RAMA TË SHKARKOJË MENJËHERË ELISA SPIROPALIN E TË HEQË VIDEON NGA FACEBOOK

Pasi qeveria e tyre i ka braktisur, pasi policia e tyre dështoi, pasi e fshehën ngjarjen nga tetori në janar, pai thanë që ndodh edhe nëpër filma, në përpjekje për të mbuluar skandalin me shtirje, treguan sesa vlejnë fëmijët e shqiptarëve dhe sërisht nuk ndalen duke dëmtuar interesat e fëmijes së dhunuar dhe familjes.

Zbulojnë identitetin e vajzës së vogel, gjë që s’e ka bërë asnjë media, vetëm për të bërë propagandë me viktimën e një sistemi që përdhunuesit i ka promovuar dhe u ka dhënë pushtet.

Elisa Spiropali sot ka shkelur jo vetëm kodin moral të shqiptarit, por edhe kodin penal, që nuk lejon zbulimin dhe publikimin e identitetit të fëmijës së mitur në asnjë rrethanë. Premtimet për bursa, duke menduar që cdo gje mund ta blejne, është një sjellje me mendësi kriminale, si kriminelët që kërkojnë të blejnë heshtjen e viktimave të tyre.

Premtimi premtimi për bursë studimi është si blerja e heshtjes së viktimave

Si nënë, si grua, por edhe si kryetare e komisionit të arsimit, kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të Elisa Spiropalit.

Edi Ramës i kërkoj ta heqë menjeherë videon nga faqja e tij në facebook.

Nëse ai nuk e bën këtë brenda 1 ore, AKEP duhet të bllokojë facebookun e Edi Ramës.

Shpresoj shumë që një nga këto kërkesa të plotesohen në respekt të një vajze të traumatizuar dhe të një shoqërie që e ka përjetuar me dramë këtë fatkeqësi.

Nëse nuk reagojnë, nënat nuk do t’ia falin këtë Edi Ramës!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.