Nga Ujku i Cërrikut tek ish-drejtori i policisë, kush janë 16 të arrestuarit nga protesta e opozitës

Aktualitet

Policia e Tiranës ka arrestuar 16 persona pas protestës së opozitës të shtunën para Kryeministrisë.


Në pranga ranë ish-kreu i Policisë Bashkiake të Tiranës, Florenc Hoxha, Sajmir Rexhepi njohur me pseudonimin “Ujku i Cërrikut”, dhe protestues të tjerë të opozitës të cilët dëmtuan dy vepra arti pranë Kryeministrisë, markizën dhe “kërpudhën”.


Të arrestuarit:
Florenc Hoxha, Emnauel Nallbani, Naim Haxhiu, Andon Gjini, Resul Daci, Suzana Dimushi, David Linati, Hasan Jakupi, Ilir Hamedini, Festim Taku, Sajmir Rexhepi, Mitat Fieraku, Lefter Jakupi, Pellumb Sheluka, Veljan Dine, Ndue Tuci.


Emrat e 16 te arrestuarve per protesten me 4 akuza kundershtim policesh demtim prone me dashje proteste pa leje prishke qetesis publike. Masat e sigurisë ndaj tyre do të jepen nesër në orën 10:00 me gjyqtare Rexhina Memlika.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.


Mes të arrestuarve ishte edhe një 80-vjeçar nga Lezha, i cili më tej u lirua pasi d do të hetohet në gjendje të lirë për shkak të gjendjes parlamentare. Ndue Fuga nga Fishta e Lezhës, të shtunën arriti që të hipte mbi skelën e vendosur në hyrjen e Kryeministrisë, teksa valëviste flamurin kuqezi duke shpallur ‘fitoren’.

ME TE LEXUARAT