“Ne bashkojmë familje” 20 vjeçarja shqiptare tregon si është të jesh…

0


Sara është një vajzë shqiptare që ka 3 vite që ushtron profesionin e kërcimtares ekzotike, ose e njohur ndryshe striptiste.

Kliko per me shume info

Në një rrëfim për emisionin “Exclusive” ajo ka treguar se për këtë profesion kishte dëgjuar në portale fillimisht dhe pas disa eksperiencave në punë si kameriere, vendosi ta provojë:

“Me kërcimin i kam lidhjet shumë të hershme, që në fëmijëri. Kam dëgjuar për këtë punë në gazeta apo portale. Kam pasur disa eksperienca si kameriere dhe për shkak se fitohet më shumë vendosa të filloja të punoja në një lokal natën. Në fillim kisha ndrojtje, por e kalova lehtë. Shikoja si funksiononin gjërat dhe vura re që nuk ndodh asgjë e keqe. Shumë klientë dëshironin që t’i shoqëroja unë kur ishin në tavolinë dhe më lindi ideja ta provoja. Nuk ka asgjë tjetër përveç këtyre që shohim këtu”, tregon ajo.

Sara tregon se familja e saj e di se çfarë pune bën ajo dhe se është shumë e rëndësishme që ta mbështesë. Ajo kujton se familja e kuptoi vendimin që mori, pasi njohin edhe tipin e saj të hapur.

“Mbështetja e familjes është më primarja që duhet të kem”.

22-vjeçarja tregon se ky profesion e ka bërë që të mësojë rolin e psikologes dhe të ndihmojë çiftet e martuar me problemet që kanë.

“Këtu jemi ne që luajmë me meshkujt. Ata na tregojnë situata të ndryshme. Vijnë shumë meshkujt të martuar. Ka tipa që qajnë hallin, kërkojnë mendim për gruan apo të dashurën. Ne në fakt jemi ata që i bashkojmë me partneret”, tregon Sara.

Sara thotë se ky është profesioni më i paguar për momentin dhe ka raste që ka fituar 4000 euro në muaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.