Napoli ofron 50 milionë euro “Neymarin afrikan”

Sport

Napoli është duke biseduar me skuadrën e franceze të Lilës, për lojtarin nga Bregu i Fildishtë, Pepe. Sulmuesi ka nofkën “Neymari Ivorian”(për shkak të origjinës) dhe po bën mjaft mirë këtë sezon duke shënuar 16 gola në 23 ndeshje.

Lojtari është 23-vjeç dhe ka një potencial të lartë në të shënuar dhe në driblime. Padyshim që këto aftësi paguhen dhe Napoli është gati të japë për të, 50 milionë euro. President i francezëve kërkon 80 milionë euro, por italianët e quajnë një shifër të ekzagjeruar për një lojtarë që nuk është afirmuar në arenën europiane.

Në sulm për të është hedhur Barcelona, Arsenali dhe Bayerni. Sulmuesi më përpara ka luajtur me Orleans dhe më vonë me Angers, deri sa u bashkua me skuadrën e njohur të Lilës.

ME TE LEXUARAT