Loredana tregon dhuratën 995 dollarëshe që i bëri Mozzik

Showbiz


Shën Valentini bëhet edhe më i bukur me dhurata dhe surpriza, veçanërisht kur i bën ato publike në rrjetet sociale.

Shumë nga personazhet e njohura shqiptare kanë ndarë sot me ndjekësit urimet dhe dhuratat që kanë marrë në ditën e të dashuruarve dhe na duhet të themi se deri më tani, Mozzik mban vendin e parë për surprizën që i bëri partneres.

Përveç se i gatuan asaj, kujdeset për vajzën dhe i bën dedikime dashurinë në publik, Mozzik ka treguar se është një mashkull me shumë shije kur bie fjala për dhurata.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Loredana ka treguar se ka marrë një çantë MCM ndërsa nuk ka harruar të falenderojë në gjermanisht partnerin e saj: “Danke (Faleminderit)”!

Përmes një kërkimi të thjeshtë në internet, “iconstyle.al” zbuloi se çanta klasike prej lëkure është vërtet e kushtueshme dhe vlen plot 995 dollarë.

Që prej momentit kur është bërë nënë, reperja e njohur publikon vazhdimisht foto nga momentet më të bukura të jetës dhe surprizat që i bën Mozzik, dhe kjo ishte vetëm një pjesë e vogël e tyre.

ME TE LEXUARAT