Ky frut vret qelizat kancerogjene

Soft

Në zbulimin, i cili mund të ketë rëndësi të madhe për fushën mjeksore, shkencëtarët kanë gjetur armikun e fuqishëm natyral kundër kancerit.

Bëhet fjalë për një zbulim të rëndësishëm, thonë shkencëtarët, të cilët treguan se kokrrat e kuqe në afërsi të Kuinslend në Australi vrasin qelizat e kancerit shumë shpejt, shkruan Diply.

Bëhet fjalë për pemën Bushwood Hylandia Dockrilli. 

Ekipi i drejtuar nga mjeku Glen Boyl konsideron se ka ardhur deri te zbulimi shokues, i cili mund të shpëtojë me miliona njerëz , transmeton KosovaPress. 

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shkencëtarët nga Instituti për kërkime medicinale Berghofer me sukses kanë izoluar përbërjen e kokrrës së kuqe, e cila vret kancerin dhe dëshmuan se ka veprim të fuqishëm në tumoret e kokës, qafës, gjirit, zorrës, prostatës, si dhe melanomën. Kjo lloj peme, specifike për shkretëtirën australiane, përmban kompozimin kimik të quajtur EBC-46, i cili është testuar në një numër të madh kafshësh me lloje të ndryshme të tumoreve.

Deri më tash ndikimi i saj është konfirmuar në më shumë se 300 mace, qenë dhe kuaj. Përbërja gjendet në fara, ndërsa procesi i ekstraktimit dhe pastrimit të vetë kompozimit është shumë i komplikuar. Është konfirmuar se pas shërimit, janë zhdukur rreth 75 për qind e tumoreve dhe kanceri nuk është rikthyer.

ME TE LEXUARAT