Kundër propozimit të Bashës? Salianji: Le t’i djegim mandatet që sot!

Aktualitet

Basha tha se do t’i propozojë Grupit Parlamentar dhe organeve më të larta vendimmarrëse të PD djegien e mandateve si mesazh i qartë i ardhur nga protesta e së shtunës.

Ky propozim është konfirmuar deri tani nga shumica e deputetëve demokratë, ndërsa në një media televizive theksohej se deputeti Ervin Salianji ishte shprehur kundër.

I kontaktuar nga mediat Salianji hedh poshtë në mënyrë kategorike këtë informacion dhe shprehet se ka qenë i pari në radhët e deputetëve demokratë që ka kërkuar djegien e mandateve.

Madje, ai thekson se është i gatshëm që këtë akt ta ndërmarrë që sot.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“E kam kërkuar i pari djegien e mandateve. Duhet të gjejmë hapësirat ligjore dhe t’i djegim që sot. Kam reaguar i pari që dje në mbështetje të këtij propozimi”, konfirmon Salianji.

ME TE LEXUARAT